Serbët e veriut të painformuar rreth marrëveshjes për energjinë, pajtohen ta paguajnë rrymën
Tema
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët serbë të katër komunave veriore të vendit, nuk janë të informuar rreth marrëveshjes për energjinë midis KEDS-it dhe Elektroseverit, e cila do të mundësojë inkasimin e rrymës së shpenzuar nga ana e tyre.

Ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshjeje, ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, bëjnë të ditur se duhet të fillojnë të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.

Momir Mijoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk di asgjë për pikat e marrëveshjes rreth energjisë, midis KEDS-it dhe Elektrosever-it, por që është i gatshëm ta paguaj rrymën e shpenzuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Edhe Sllavica Jankoviq, një qytetare tjetër nga veriu i këtij qyteti, ka pranuar se nuk është e informuar për marrëveshjen.

Ajo tha se nëse duhet ta paguaj rrymën, do ta bëjë.

Në anën tjetër, analisti Branisllav Kërstiq, theksoi se qytetarët serbë të veriut janë të habitur për faktin se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq bëhet sikur nuk është në dijeni për marrëveshjen, ndërsa siç tha ai, vetë kabineti i tij, ka sugjeruar që Kompania Elektrosever të nënshkruajë këtë marrëveshje me KEDS-in.

"E kanë kuptuar se rryma nuk vjen nga Zoti", tha ai mes tjerash.

Sipas tij, Beogradi historikisht gjithmonë ka tradhtuar serbët, fillimisht në Kroaci, e tash edhe në Kosovë.

Ndryshe, nga viti 1999 deri më 2017, borxhin e energjisë për veriun e kanë paguar qytetarët e komunave tjera të vendit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 përqind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), sipas të cilit është bërë e ditur se humbjet nga mos pagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021. /A.Damati/

https://kosovapress.com/zrre-ende-ska-pranuar-zyrtarisht-marreveshjen-e-arritur-mes-keds-it-dhe-elektroseverit/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
376
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024