​Komandanti i FSK-së uron besimtarët katolikë për Krishtlindje: Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar  besimtarët katolikë për Krishtlindje, duke thënë se kjo festë bashkon vlerat e unitetit, paqes dhe vullnetit të mirë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shpreson që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë. Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës!”, ka shkruar Jashari.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,014
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024