Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Festat e fundvitit kanë bërë që bashkatdhetarët tanë t’ia mësyjnë Kosovës.

Aktualisht në pikat kufitare të Kosovës ka kolona dhe pritje të gjata.

Pritjet më të gjata prej 110-120 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 400 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë – 2 kilometra, ku pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 170-180 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 90-120 minuta dhe kolona në hyrje është e gjatë deri në 2.5 kilometra. Ndërsa në Merdarë ka pritje 15-20 minuta dhe kolona e automjeteve është e gjatë 100 metra.

Në Bërnjak pritjet për të hyrë janë 20-30 minuta dhe kolonë prej 50 metrash, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të orës 21:34.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
2
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024