"Al Trade" dhe "Vëllezërit Asllani" prezantojnë kompleksin "Drenasi Residence" me mbi 100 mijë metra katror
Biznes
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Është prezantuar kompleksi "Drenasi Residence", ku investitorë janë "Al Trade" dhe "Vëllezërit Asllani". Ne sipërfaqe prej 100 mijë metra katror, përveç kompleksit pesë katesh do të ketë edhe qendër tregtare, kopsht për fëmijë e hapësira gjelbëruese.

Pronari i kompanisë "Al Trade", Sokol Gashani tha se ky kompleks do të ofrojë kushte, cilësi ndërtimi dhe komoditet për secilën njësi banesore.

"Është një hapësirë që besojmë edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë, por edhe të vendorëve tonë dhe miqve do të ja dalim, sepse është një hapësire ku mund ta mbërrijmë një sipërfaqe minimumi 100 mijë metra katror. Në këtë sipërfaqe janë të dedikuar edhe qendrat tregtare edhe kopsht për fëmijë edhe po shpresoj që kanë edhe shumë arsye qe t'i kthehen vendit të vet edhe të kontribuojnë për vendin e vet dhe të çmallen njerëzit edhe në vendin ku janë rritur", tregon Gashani.

Tutje, Gashani i cili është edhe një nga investitorët në "Drenasi Residence" theksoi se 70 mijë metra katror dhe qendra e parë tregtare do të përfundojnë së ndërtuari në katër vitet e para.

"Unë besoj që gjithë ata që duan të investojnë në komunën e vet apo vendlindjen e vet i kanë disa arsye. Ne me qëllim jemi përcaktuar ne një hapësirë ku është e mjaftueshme edhe koeficienti na lejon qe të ketë një komoditet. Objektet tona besoj që do të jenë të veçanta sepse për herë të parë në komuna në nivel të Kosovës kemi marrë atë guximin se investimet t'i kemi në një kompleks ku vetëm pesë katesh janë. Këtë kur e them besoj që e kanë ëndërr shumë se është komoditeti, nuk ka ngufatje të banorëve, jam i munduar që në këtë kompleks të kemi hapësira të gjelbëruara. Vetëm 40 për qind të hapësirës ndërtohet, 60 për qind të hapësirës kemi hyrë nëntokë që të kenë mundësinë shumica, komplet për parkingje. Qendra tregtare do të jetë e mirë edhe për banorët edhe interes për qendrën", theksoi ai.

Ai u shpreh se sot për ta është ditë feste, teksa shtoi se me këtë kompleks synojnë të jenë një urë lidhëse me vendlindjen për diasporën.

"Duke pasur mendjen tek vendlindja dhe duke pasur kërkesa prej bashkëvendësve tanë edhe ne e morëm vendimin qe të vijmë të investojmë. Arsyeja e investimit tonë është që ta ruajmë një lidhje me vendlindjen edhe ne si banorë të asaj komune por edhe diaspora, mërgimtarët tash kohëve të fundit janë duke investuar që të kenë një urë lidhëse, një banesë edhe për fëmijët dhe gjeneratat e reja. T'i shtyjnë që të mos ta ndalin udhëtimin apo kohën ta ndajnë për vendlindje", tha Gashani.

Pronari i "Al Trade" tha po ashtu se ka fluks të madh të qytetarëve të cilët qysh tani janë të interesuar për blerjen e banesave në këtë kompleks banesor. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024