Kufizimi i telefonatave dhe vizitave, Specialja refuzon ankesat e ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë refuzuar një kërkesë të ish-drejtuesve të UÇK-së për kushtet e ndryshuara të paraburgimit që lidhen me kufizimin e vizitave dhe telefonatave.

Sipas vendimit një ankesë e tillë duhet të dorëzohet direkt tek administratorët dhe mandej ankuesit kanë të drejtë që për 30 ditë të parashtrojnë ankesë tjetër.

“Paneli parasheh të drejtën e shqyrtimit gjyqësor. Sipas Udhëzimit të Praktikës mbi Ankesat, dhe si është urdhëruar në Vendimin e Panelit, një ankesë e tillë duhet t’i dorëzohet drejtpërdrejt regjistruesit”, thuhet në kumtesë.

Muajin e kaluar Specialja kishte marrë vendim që t’i kufizonte bisedat e të akuzuarve, duke i arsyetuar ato me bisedat që kanë pasur me disa prej vizitorëve. /KlanKosova

Kufizimi i komunikimeve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Tromp: Shkelje e të drejtave të njeriut - KosovaPress

KMDLNj reagon ashpër për ndalimin e vizitave e telefonatave për ish-krerët e UÇK-së në Hagë - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
308
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024