Marrëveshja për efiçiencë të energjisë, pritet të rinovohen 47 ndërtesa publike në Prishtinë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për projektin për efiçiencë të energjisë në 47 ndërtesa publike në kryeqytet, e cila kap vlerën gjashtë milionë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë. Ai paralajmëroi se shumë shpejt edhe komunat e tjera do përfitojnë grante për efiçiencë të energjisë.

“Marrëveshja për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë, duke garantuar sisteme të ngrohjes, të cilat janë më efiçiente, mundësojnë kursimin e energjisë dhe përkojnë me standardet ndërkombëtare. Përveç sistemeve të reja të ngrohjes me këtë marrëveshje do të zëvendësohet dyert, dritaret, si dhe do të bëhet izolimi termik i 47 ndërtesave publike, ku përfshihen kopshte për fëmijë, shkolla, si dhe qendra për kujdesin shëndetësor primar”, tha Murati.

Këtë projekt e mirëpriti drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sergiy Maslichenko, i cili tha se këto investime janë profitabile për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se 47 ndërtesat publike në kryeqytet do të kenë një ambient shumë më mirë, ku do të bëhet izolimi i ndërtesave, përmirësimi i dyerve dhe dritareve. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,009
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024