Ekspertë nga Facebook dhe Booking po vijnë në Kosovë
Marketing
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

“PowerToHR” po e sjell edicionin e dytë në Prishtinë me shumë befasi dhe emrat më të spikatur të burimeve njerëzorë në kompanitë më me ndikim në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm. Samiti i Burimeve Njerëzore që organizohet nga platforma #1 e punësimit, KosovaJob po vjen më 22 shkurt në Klan Arena në Kosovë.

“PowertoHR”, pas një edicioni të suksesshëm vitin 2023 me 350 pjesëmarrës, do të realizohet në një koncept të ri të organizimit me një skenë më ndryshe e aktivitete argëtuese duke synuar edhe këtë vit të mbledhë të gjithë profesionistët e fushës së Burimeve Njerëzore në një vend. Tema e liberalizimit të vizave dhe ndikimi në tregun e punës do të shoshitet në çdo aspekt. “Si të ndryshojmë me ndryshimin?” është pyetja që do të marrë përgjigje nga shumë perspektiva.

Folësja kryesore e këtij edicioni është Maud Durand – menaxhere në kompaninë Meta (Facebook). Rreth 15 vjet më parë, Maud Durand filloi të punojë në botën e Burimeve Njerëzore. Ajo është një person pasionant për të cilin arritja më e madhe në karrierë është të nxjerrë në pah talentet më të mirë dhe të jetë e rrethuar nga njerëzit që e inkurajojnë të jetë një njeri dhe profesioniste më e mirë.

Si menaxhere e programit të të mësuarit dhe zhvillimit të EMEA (Evropë, Lindja e Mesme, Afrikë) me bazë në Londër, ajo po zhvillohet në një ekip dhe kompani globale, duke operuar në qindra vende me fokus në aftësimin e potencialit të talenteve që e rrethojnë. Ajo është menaxhere e Ndryshimit dhe Mësimit Global në Meta (Facebook) duke krijuar një përvojë vërtet globale. Udhëtimi i saj i mëhershëm në mësim dhe zhvillim ishte i fokusuar si Partnere Rekrutimin për LinkedIn dhe Facebook. Në të dy kompanitë, ajo ka përjetuar mundësinë unike për të qenë pioniere në hartimin dhe zbatimin e modeleve strategjike të burimeve në rajonin EMEA.

Në Kosovë përgjatë shkurtit do të vijë edhe Oana Iordachescu në Booking.com. Me mbi 15 vjet përvojë në përvetësimin e talenteve të teknologjisë dhe strategjitë DEI (Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja), Oana është një lidere në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të personalizuara që ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe vende pune gjithëpërfshirëse. Ajo ka bashkëpunuar me CTO dhe COO globale për të ofruar strategji të rritjes së talenteve në Evropë dhe Azi, duke punuar me kompani të tilla si Meta, Booking.com, Criteo dhe Wayfair, dhe duke krijuar faqe të reja qendrore teknologjike nga e para.

Folësi i tretë është befasi!

“Power to HR” është konceptuar si një edicion që vjen me shumë befasi e shumëçka që nuk jemi mësuar të shohim deri tani të vijë nga një skenë organizimi. Befasi do të vijë për të gjithë ne folësi i katërt. Është një emër që veçohet në fushën e saj dhe puna e saj lidhet me fenomenet më të komentuara së fundmi. Do të vijë në “Power to HR” për të na zhytur në një univers mësimesh të reja.

Një eksperiencë e paharruar vjen më 22 shkurt 2024, në Klan Arena. Ata që marrin biletat e para me “Early Bird përfitojnë nga zbritja më 89 euro pagesë, kurse bileta me çmim të rregullt pas datës 28 dhjetor është 150 euro! Biletat mund të blihen direkt në linkun: https://www.powertohr.com

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024