Ngjarjet e datës 21 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mbajë takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, kati i pestë, salla 506, ora 09:30)

Demokraci Plus publikon analizën mbi problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike. (Zyrat e Demokraci Plus, Prishtinë, ora 10:00)

Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë dhe komuniteti i të rinjve Reload21 UNDP Mitrovicë, organizojnë tryezën e përbashkët “Shëndeti mendor - parandalimi i vetëvrasjeve”! - Frymo Lirshëm (Parandalimi i vetëvrasjeve). (Fakulteti Juridik, Mitrovicë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, organizon takimin e dytë publik me qytetarë, ku do të raportojë për punën njëvjeçare. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit - Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi inaugurojnë objektin e ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. (Ora 11:30)

Mbahet konferenca për publikimin e raportit hulumtues “Fuqia e narrativave: Historia nga librat apo historia e rrëfyer – Roli i edukimit në formësimin e perceptimit për tjetrin”, me panelistë Agon Ahmeti (ETEA), Marigona Shabiu (YIHR), Bleona Kurteshi (autore e raportit), Bekim Baliqi (ekspert i fushës). (Qendra Libart, objekti i Bibliotekës "Hivzi Sulejmani", lagjja "Dardania", Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me Projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Komuna e Prishtinës. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza”, ku do të ndajnë mjete mësimore për nxënësit. (Qendra Burimore “Nënë Tereza”, Prizren, ora 13:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023. (“Mensa” Pejton, Prishtinë, ora 19:00)

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,245
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024