“Falë AKI-së u ruajt siguria kombëtare”, Musliu: Rasti i Banjskës mund të përsëritet
Lexohet për: 2 min.
musliu-foto
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmi në Banjskë ishte me rrezikshmërinë më të lartë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe si i tillë mund të përsëritet. Kështu ka deklaruar sot (e mërkurë) kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas mbledhjes ku kishte raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes, Musliu tha se siguria në vend për këtë vit ka qenë sfiduese si për institucionet ashtu edhe për qytetarët. Porse, siç tha ajo, falë punës profesionale të AKI-së është arritur që t’iu jepet epilog rasteve që cenuan sigurinë kombëtare.

Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është një nga rastet e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë së shtetit të Kosovës dhe ky rast ende vazhdon në mënyra të veta të paraqesë rrezik për vendin tonë”, tha ajo.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Krahas sigurisë kombëtare, deputetja Musliu tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente edhe për çështje të tjera.

"Falë angazhimit dhe punës të pandalshme profesionale të AKI-së, tashmë  në Kosovë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë iu është dhënë epilog natyrës së rasteve që cenuan sigurinë kombëtare në muajt e fundit”, ka thënë Musliu.

Po ashtu, Musliu potencoi se AKI-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për garantimin e sigurisë kombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024