Pjesa e parë: Drita në epërsi kundër Ballkanit
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Superligës së Kosovës që po zhvillohet momentalisht mes Dritës dhe Ballkanit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës të Gjilanit, Drita shkon në pushim në epërsi prej një goli kundër Ballkanit, respektivisht me shifrat 2:1, raporton KosovaPress.

Golashënues për Dritën deri tani ishin Blend Baftiu (minuta e 27’) dhe Blerim Krasniqi (minuta e 45’), kurse golin e vetëm për kampionin e Kosovës e shënoi Bajram Jashanica (minuta e 5’).

Pjesa e parë, 2:1 në favor të Dritës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024