Ngjarjet e datës 19 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyrtarë të Teatrit Dodonës, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Hivzi Sylejmani, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës. (Ora 10:00-11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pritet të miratohet projekt-rezolutës për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022 dhe shqyrtimi i planeve vjetore të përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku pritet të miratohet raporti për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi, salla N204, ora 11:00)

Shoqata e Naftëtarëve mban takimin e radhës. (Zyret e OEK, ora 11:00)

EC Ma Ndryshe  mban konferencën me temën “Implementimi i Agjendës së Gjelbër dhe turizmi i qëndrueshëm”. (DokuKino, Qendra Evropa, Prizren, ora 11:00)

Kolegji Universum laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqipërisë. (Kampusi i Universum International College, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet edicioni i parë i festivalit “Muzika dhe Arti si Terapi”. (Salla e Kuqe Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 11:15)

Shoqata e Intelektualëve ‘JAKOVA”  dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ shënojnë me aktivitete Konferencën e Bujanit (31.12.1943 dhe 1 e 2.01.1944) në 80-vjetorin e saj. (Gjakovë, Biblioteka e qytetit, ora 12:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bën inaugurimin e Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri, Albin Kurti. (Zona Ekonomike Budrikë-Viti, ora 12:00)  

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Të ftuar përfaqësuesit e KPMM-së. (Kuvendi, salla N302, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet raporti mjedisor për vitin 2022, projektligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme dhe projektligji për Rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ambasadorët e Edukimit”. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 14:00)

Qendra e Trajnimeve dhe e Burimeve për Avokim (ATRC) mban konferencën e hapjes së nismën për fuqizimin e grave, të rinjve dhe grupeve të ndjeshme të shoqërisë nëpërmjet të drejtës pronësore. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë, ora 18:00)

Hapet ekspozita “Bebëzat e Mallit”, me fotografi të Korab Krasniqit dhe kuruar nga Vesa Sahatçiu. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, Prishtinë, ora 18:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon koncert festiv me sopranen Besa Llugiqi. (Salla e Akademisë, ora 19:00)

De Biasi do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me Cure2Children për të ndihmuar fëmijët në Onkologji. (Kampusi i Universum International College, Prishtinë, ora 19:00)

Ambasada gjermane në Prishtinë organizon koncert për Krishtlindje. (Oborri i Kishës Katolike në Pjetërshan, komuna e Gjakovës, ora 19:00)

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,254
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024