BEI ndan 5 miliardë euro për prodhuesit e energjisë së erës
Bota
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) miratoi iniciativën në vlerën 5 miliardë euro për të mbështetur kompanitë e prodhimit të pajisjeve të energjisë së erës në Evropë, njoftoi banka.

Financimi është pjesë e kontributit të BEI-it në Paketën Evropiane të Energjisë së Erës dhe është projektuar për të përshpejtuar më tej objektivin neto zero të BE-së duke nxitur inovacionin industrial.

Bordi ra dakord gjithashtu për 20,4 miliardë euro financime të reja për energjinë, transportin, biznesin, arsimin, ujin dhe investimet e zhvillimit rajonal në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën.

Vendimi vjen pas angazhimit të Bankës së BE-së për të siguruar një financim shtesë prej 45 miliardë eurosh për të mbështetur planin REPowerEU, i themeluar për të përshpejtuar dekarbonizimin e ekonomisë evropiane dhe për të mbështetur prodhimet më të fundit në teknologjitë strategjike neto zero.

“Kjo përfshin miratimin e financimit të ri për rindërtimin e rrugëve dhe urave në Ukrainë dhe përmirësimin e rrugëve të transportit hekurudhor drejt Ukrainës dhe Moldavisë”, thuhet në deklaratë. /AA/

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
253
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024