Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve të sigurisë, z.Burim Ramadani, shkruan pas fitores së Vuçiqit në Serbi se ‘bota serbe’ paraqet kërcënim për Ballkanin.

Në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani bëri thirrje që bota demokratike ta dënojë Botën Serbe si plat platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan

Ai shkruan:

Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin

Zgjedhjet në Serbi konfirmojmë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultat, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.

Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024