Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat, deputetët e VV-së vazhdojnë bojkotin
Biznes
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore sërish ka dështuar të mbahet të hënën për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se puna e Komisionit po pamundësohet nga deputetët e VV-së, të cilët sipas tij nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Ai tha se në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë të diskutohet për buxhetin e Komisionit dhe për angazhimin e ekspertëve. 

"Puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të Vetëvendosjes, të atyre që vazhdimisht janë thirre në ligj, rend dhe drejtësi”, theksoi ai.  

Sipas Qalajt, vetëm deputeti Driton Hyseni ka lajmëruar për mospjesëmarrje, ndërsa për të tjerët ai tha se nuk ka asnjë informacione.  

https://kosovapress.com/deshton-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore-mungojne-deputete-te-lvv-se/
A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
170
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024