Maqedonia e Veriut mbetet pa mjekë amë, rreth 300 janë para pensionimit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Maqedonia e Veriut mbetet pa mjekë amë. Qytetarët dalëngadalë nuk do të kenë kush t’i mjekojë. Rreth 300 mjekë nga brezi i vjetër i mjekëve tashmë janë para pensionimit, shkruan Alsat.

Një pjesë e mirë edhe e të tjerëve, janë në moshë. Nëse diçka nuk ndryshohet, gjendja do të përkeqësohet, paralajmëron Oda e mjekëve.

“Vitin e kaluar, regjistruam se ka 232 mjekë amë mbi moshën 60 vjeç, që do të thotë se nuk do të ketë pothuajse asnjë mjek amë së shpejti. Duhet t’i motivosh njerëzit, t’i ndihmosh njerëzit të orientohen”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

Është gjithashtu shqetësuese, që gjithnjë e më pak mjekë të sapo diplomuar vendosin të punojnë si mjekë amë.

“Nëse doni ta mbani t’i jepni punë, jepini një pagë dhe një mundësi për të edukuar veten, dhe të dëshmohet për të ecë përpara”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

Edhe në qendrat turistike të Ohrit dhe Strugës, gati gjysma e mjekëve amë do të dalin në pension. Në institucionin shëndetësor të njohur si Infermieria Malarike në Ohër, nga 10, tani kanë mbetur vetëm tre mjekë amë.

“Në çdo kohë, nëse duam, të gjithë mund të dalim në pension. Megjithatë, vendosëm të vazhdonim. Është shumë e rrallë që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë si mjek amë në kujdesin shëndetësor primar. Puna e madhe burokratike administrative na e bën shumë të vështirë punën, na merr shumë kohë për t’iu kushtuar kontrolleve”, tha Violeta Mickoska, mjeke amë.

Situata është e ngjashme me gjinekologët e përgjithshëm. Një pjesë e mirë e tyre janë para daljes në pension, veçanërisht ato në zona më të vogla. Përveç kësaj, i gjithë sektori i shëndetit publik po përballet me një numër të madh të largimit të personelit jashtë vendit ose duke shkuar në spitale private. /Alsat.mk

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024