Pezullimi i paktit për emigrantët, Balboni: Italia, respekt për vendimet e Shqipërisë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyrtari i partisë politike Fratelli d’Italia Alberto Balboni është shprehur se Italia respekton maksimalisht vendimet sovrane të institucioneve të Shqipërisë.

Ai për Euronews Albania ka komentuar pezullimin nga Gjykata Kushtetuese shqiptare të marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për emigrantët, duke thënë se as Shqipëria dhe as Italia nuk i kanë dhënë një copë territori njëra-tjetrës përjetësisht, por vetëm për zgjidhjen e një situate të caktuar.

“Është një festë politike ku diskutohen të gjitha temat kryesore të aktualitetit. Natyrisht nëse do të ketë kohë nesër, edhe kjo temë do të diskutohet. Kryeministrja Meloni edhe sot ndërhyri në këtë çështje në selinë e Këshillit Evropian, për të treguar që Italia ka respektin maksimal të vendimeve sovrane të Shqipërisë.

Për ne ishte një mesazh që ishte parashikuar, pasi Rama kur bëri marrëveshjen me Melonin kishte paralajmëruar që do të kishte kundërshti brenda Parlamentit dhe është normale në një vend që ka demokraci.

Në Itali dhe Shqipëri procedurat janë pak të ndryshme, por çdo vend ka Kushtetutën e tij. Jemi të bindur se argumenti kryesor ku bazohet kjo marrëveshje, apeli i opozitës, është pa baza juridike. Italia dhe as Shqipëria nuk kanë dhënë një copë të territorit të tyre në mënyrë të parevokueshme. Bëhet fjalë për zgjidhjen e një situate të vështirë”, tha Balboni.

Shqipëri, Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
37
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024