​Ekskluzive/ Prishtinës i vijnë oferta të pa rezistueshme për tre lojtarë, Osmani: Jemi në telashe
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina po përballen me një ‘hall’ të madh. Ne zyret e klubit bardh e kaltër kanë ardhur tri oferta të larta për tre prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre.

Këtë ekskluzivisht për KosovaPress e ka zbuluar Drejtori Gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani.

Ai ka thënë se klubi nuk kishte planifikuar të ndërhynte në afatin kalimtar të janarit, por ofertat serioze nga jashtë vendit për tre lojtarë të Prishtinës do ta ndryshojnë këtë plan.

Duke mos dashur t’i zbulojë klubet e interesuara, Osmani ka thënë se shkaku i këtyre ofertave, Prishtina praktikisht do të mbetet së paku pa dy lojtarë thelbësor në janar.

Edhe pse drejtori i Prishtinës nuk ka dashur të përmend emra, KosovaPress mëson gjithashtu se është sulmuesi Jalen Blesa ai që do të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024