Orari zyrtar i Evropianit të xhudos Prishtina 2023
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë mbetur më pak se dy ditë deri te zhvillimi i Kampionatit Evropian të xhudos Prishtina 2023.

Kosova do të jetë për herë të parë nikoqire e një Kampionati Evropian të xhudos, ku në vendin e tyre do të luftojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, raporton KosovaPress.

Ky Evropian do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë më 16 dhjetor. Hyrja do të jetë falas.

Orari zyrtar është publikuar dhe vijon si më poshtë.

Me fillim nga ora 10:30 do të zhvillohen ndeshjet preliminare

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet blloku final

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,005
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024