Griezmann e zbulon se cili do të jetë klubi i tij i fundit në Evropë
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampioni i botës me Francën, Antoine Griezmann ka zbuluar se dëshiron që karrierën evropiane ta mbyll te Atletico Madridi, e më pas të shqyrtojë opsionet e tij diku tjetër.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa ka spekulime për interesim serioz nga Manchester United, raporton KosovaPress.

Por, Griezmann ka thënë që dëshira e tij është që Atletico të jetë klubi i tij i fundit në Evropë.

“Unë dua që të Atletico të jetë klubi im i fundit në Evropë, dhe më pas ta shijoj (futbollin) diku tjetër”, tha Griezmann për “TNT Sports Brazil”.

“E kam dëshirën që të vazhdoj këtu, jam në nivelet që i duhen ekipit. Të shohim nëse ata do të ma japin shansin, por këtu ka shumë lojtarë të mirë”, shtoi më tej Griezmann.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
476
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024