Presidentja Osmani i adresohet nesër deputetëve në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 4 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Nesër kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00 e që në rend të ditës do të jetë adresimi i presidentes Osmani para deputetëve të kuvendit.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, seanca tjetër do të jetë vazhdim i një seance tjetër, që do të nisë në orën 14:30.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:

15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

16.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

17.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

18.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

19.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

20.  Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

21.  Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

22.  Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

23.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

24.  Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,

25.  Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

26.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

27.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

5.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

7.  Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

8.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,

9.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
488
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024