Transferta parash me kosto të ulët, Shqipëria së shpejti pjesë e sistemit evropian të pagesave
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur puna që Shqipëria të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave evropiane, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Evropa.

Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) ditën e djeshme në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave (SEPA), që prej vitit 2021, ku u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA sipas Minxhozit, do të shënojë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian.

Gjithashtu ky projekt vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë siç është turizmi dhe eksportet me BE, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe formalizimin e flukseve të remitancave. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024