Kompania FMB Group pjesë e ofertës ekskluzive në ditëlindjen e 25-të të KosovaPress-it
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Së bashku me CEO-në e Kompanisë FMB Group nga Malisheva, Fadil Begaj nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e marketingut me ofertën ekskluzive nga KosovaPress.

FMB Group është biznes familjar që prodhon dyer dhe dritare me standarde Evropiane.

FMB Group ka treguar suksese të mëdha në tregun Kosovarë dhe tani sukseset e kësaj kompanie janë prezent edhe në tregjet ndërkombëtare. Produktet e FMB Group vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ballkan, Zvicër dhe Bashkimin Evropian (BE).

Kompania FMB është e themeluar në vitin 2001 dhe nga ajo kohë kjo kompani nuk ka ndërprerë aktivitetet e veta. Në fillim kompania ishte një biznes i vogël familjar, dhe merrej kryesisht me përpunimin e dyerve dhe dritareve nga alumini.

Më vonë, falë punës dhe përkushtimit kompania filloi të rritej dhe kështu nisi dhe zgjerimi i aktivitetit, në përpunimin nga PVC, rritjen e numrit të punëtorëve, zhvillimin e teknologjisë si dhe rritjen e hapësirave punuese.

Nga përvoja shumë vjeçare në këtë fushë ka arrit që të specializoj çdo fazë të prodhimit të produkteve tona. Tani është lider për përpunimin e dyerve dhe dritareve nga PVC si dhe e të gjitha llojeve të përpunimit të xhamit. Kompania FMB Group dallon veten në treg përmes teknologjisë, cilësisë së lartë dhe përkushtimit ndaj konsumatorit.

Zgjedhja e veçantë e materialeve si dhe teknologjia e lartë punues garantojnë jetë të gjatë të produkteve të FMB Group, për ketë ju ofron garancion shumë vjeçar.

Së fundmi ka investuar edhe në riciklimin e Polimereve PVC, pet, pp etj.

Moto kryesore është serioziteti ndaj konsumatorëve, përkushtim i lartë ndaj punës si dhe kualiteti dhe kreativiteti.

10% e kësaj shume, do t’i dedikohet grave dhe vajzave me nevoja të veçanta dhe nënave vetushqyese dhe 10% do t’i jepen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë se Kosovës.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka filluar një fushatë përkrahje së bashku me biznese duke dhënë së bashku një kontribut shumë më të madh në shoqëri.

Për me shumë kontaktoni në :

https://fmbgroup.net

email: [email protected]

Tel: +383 44 391 902

https://www.facebook.com/fmbalplast

#FMBGroup

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024