MIK MIK pjesë e ofertës ekskluzive në ditëlindjen e 25-të të KosovaPress-it
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Së bashku me CEO-në e kompanisë MIK MIK, Enis Pakashtica nënshkruam një marrëveshje afatgjate bashkëpunimi në fushën e marketingut me ofertën Ekskluzive nga KosovaPress.

Posta Mik Mik është kompania me rritjen me të shpejtë në Ballkan dhe tani lidere në shërbimet postare duke ofruar dërgesa të shpejta brenda Kosovës, rajonit dhe botës.

Me rreth 200 punëtorë tani në Kosovë dhe Maqedoni, Mik Mik është e dedikuar që t’ju ofrojë shërbim cilësor bizneseve në mënyrë që dërgesat e tyre të arrijnë në kohë!

Kompania MIK MIK tani ka  hapur edhe kompaninë Mik Mik International dhe ofron shërbime të transportit në mbarë botën, duke ofruar transport të shpejtë dhe të sigurt nga Kosova në gjithë botën dhe anasjelltas.

Mik Mik International bën transportimin e mallrave nga më të ndjeshmet deri te ngarkesat e mëdha, me anë të transportit ujor, ajror dhe rrugor duke siguruar që çdo dërgesë që dërgohet të arrij në destinacionin e tij në kohë.

MikMik International është partneri juaj më besueshëm i biznesit për nevojat e transportit ndërkombëtar, duke ofruar një shërbim të personalizuar për nevojat e biznesit tënd.

10% e kësaj shume, do t’i dedikohet grave dhe vajzave me nevoja të veçanta dhe nënave vetëushqyese.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka nisur një fushatë përkrahje së bashku me biznese duke dhënë së bashku një kontribut shumë më të madh në shoqëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024