Ngjarjet e datës 12 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 4 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 09:00)

Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror në mbështetje të UNICEF në partneritet me USAID organizon “Konferencën Nacionale për Strehimin Familjar në Kosovë”. (Hotel Emerald, nga ora 09:30)

Kryeministri, Albin Kurti do të jetë nikoqir i Konferencës së donatorëve për strehimin të qëndrueshëm familjeve të komuniteteve jo shumicë të kthyera në Kosovë. Qëllimi i konferencës është që të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla/P-38, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve organizon ligjëratë në Shkollën “Iliria”, në Prishtinë, ku do të bëhet edhe mbjellja e luleve, drunjëve dhe dhurohet një eko-ulëse. (Ora 10:00-13:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Projektin “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë” organizojnë ceremoninë e prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, ku do të marrë pjesë ministrja, Arbërie Nagavci. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkomunal shumë – funksional me kryetarët e 5 komunave, atë të Podujevës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Graçanicës e Obiliqit. (Hotel/Restorant “Amazon”, fshati Milloshevë, rrugës për Vushtrri, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku shqyrtohet Projektligjit për Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku shqyrtohet Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, projekt-rezoluta për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, dhe ku do të raportojë ministrja Rozeta Hajdari, për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi, salla, ora 11:00)

HANDIKOS organizon ngjarjen me temë ‘'E ardhja inspiruese’’, përmes së cilit do prezantohen të arriturat e grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’. (Klan Arena, ora 11:00)

Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians mban tryezë diskutimi e cila i dedikohet eksplorimit të rolit të jashtëzakonshëm të qendrave kulturore në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kulturor brenda komuniteteve. (Hotel Sirius, ora 13:00-15:00)

Ministria e Mjedisit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve dhe INDEP shpërndajnë materiale promovuese dhe dhurata në shoqatën Down Syndrome Kosova dhe vizitojnë punimet e kartolinave unike të punuara me dorë nga personat me sindromën DOWN. (Shoqata Doën Syndrome Kosova, ora 13:00)

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohen me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i  themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave  Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ku do të diskutohet rreth buxhetit të komisionit dhe rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Georg Schnetzer, Ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë. (Kuvendi, salla C301, ora 13:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024