TikTok rregullon politikat e privatësisë dhe moshën e pëlqimit sipas Ligjit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Me iniciativë të komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe pas takimit të realizuar me përfaqësues të platformës TikTok, Agjencia për Informim dhe Privatësi për qëllim të informimit të drejtë të përdoruesve nga Kosova, ka kërkuar nga platforma TikTok që të publikojnë politikat e privatësisë në gjuhën shqipe, të përcaktojë moshën e pëlqimit dhe pëlqimin prindëror për përdoruesit nga 13-16 vjet dhe të emërojë një përfaqësues ligjor për Kosovë.

 Sipas një komunikate, TikTok së fundmi ka njoftuar Agjencinë se Politikat e Privatësisë i kanë bërë publike në gjuhën shqipe, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Gjithashtu, TikTok ka ndryshuar moshën minimale të lejuar nga 13 vjeç në 16 vjeç, në përputhje me kërkesën e Komisioneres dhe legjislacionin aktual në fuqi. Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdoj përpjekjet e saj për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale për përdoruesit e aplikacionit TikTok në Kosovë. Ky veprim vjen në kontekstin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe nevojës për mbrojtjen e integritetit të të dhënave personale në mjediset dixhitale. Agjencia për Informim dhe Privatësi, këshillon prindërit/kujdestarët ligjor që të monitorojnë përdorimin e aplikacioneve nga fëmijët e tyre, si dhe të flasin me fëmijët mbi sjelljen e duhur në internet”, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024