Daut Haradinaj i thotë Kurtit e Muratit: Buxhetin e shtetin nuk e keni trashëgimi nga prindërit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.

Daut Haradinaj përmes një reagimi ne llogarinë e tij në Facebook ka thënë se buxhetin e shtetit nuk ua ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të financave.

"A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket", ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nuk duhet detyruar qytetarët me i refuzu edhe taksat edhe shtetin.

"Kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t'i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet", ka përfunduar Daut Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024