Projekti i ngrohjes solare, rreth 38 mijë qytetarë do të kyçen në Termokos
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi 80 milionë euro është vlera totale e projektit të ngrohtores solare në Prishtinë, ku mendohet se do të jetë projekti më i madh në rajon. Me këtë projekt do të rritet prodhimi i energjisë termike, ku do t’u mundësohet edhe rreth 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokos-it. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit dhe nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos, u tha se ky është projekti më i madh i energjisë termike në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nënshkrimi i tri marrëveshjeve me Termokos-in, kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin e projektit të ngrohtores diellore të kryeqytetit.

Ai tha se ky projekt ka mbështetjen e shtetit gjerman, Bashkimit Evropian dhe BERZh-it.

Tutje, Murati shtoi se ky projekt ka rëndësi edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit si dhe kontribuon në tranzicionin për energji të gjelbër.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti i ngrohjes solore nxit rritjen ekonomike dhe përkrah qëndrueshmërinë mjedisore.

Edhe kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani tha se përmes këtij projekti do të sigurohet ngrohje e qëndrueshme dhe e përballueshme.

E drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko theksoi se ky projekt do të ketë përfitime ne Prishtinë, meqë siç tha ai, ndotja është e lartë.

Edhe shefi i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek tha se 38 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo ngrohje dhe se do të mundësohet zvogëlimi i ndotjes në kryeqytet./Sh. Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024