Policia jep detaje për aksidentin zinxhiror në mes 14 veturave në Fushë Kosovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident zinxhiror në mes 14 veturave ka ndodhur sot në orën 06:50 të mëngjesit në autostradën "Ibrahim Rugova", përkatësisht në Mazgit-Bresje të Fushë Kosovës, ku si për pasojë janë lënduar disa persona.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se  rruga është bllokuar përkohësisht për qarkullim, teksa shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”, njoftoi Hoxha.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, shtoi ai.

Hoxha gjithashtu u bëri apel vozitësve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kohë me ngrica dhe mjegull.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024