Specialja vazhdon me bastisje, ZPS nuk komenton arrestimin e Haxhi Shalës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhomat e Specializuara kanë nisur sot (e hënë) në mëngjes një operacion të bastisjeve në vendin tonë.

Megjithatë, Gjykata Speciale në një përgjigje për KosovaPress nuk i ka komentuar raportimet e fundit se është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala me nofkën "Topi".

“ZPS po kryen operacione në vazhdimësi dhe nuk ka asnjë koment të mëtejshëm”, ka thënë për Kosovapress zëdhënësi i ZPS-së Chris Bennett.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga vet Shala, por nuk e ka hapur telefonin.

Gjyata Speciale në muajit e fundit ka pasur edhe disa bastisje të tjera në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Ismail Sylës, si dhe Artan Behramit

Dhomat e Specializuara në fillim të muajt nëntor e kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024