Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident këtë mëngjes në Rrugën Kombit, pranë fshatit Blinisht.

Paraprakisht, raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan TCh, transmeton KosovaPress.

Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, kanë ndikuar në aksident, ndërsa nuk dihet nëse shoferët po drejtonin mjetet sipas rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024