​Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund–PSG
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në një tjetër shenjë besimi ndaj gjyqtarëve kosovarë vjen nga UEFA, e cila ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Grupin F të UEFA Youth League.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet më 13 dhjetor, në orën 16:00 në “BVB Trainingszentrum”, do të sjellë përballjen ndërmjet dy ekipeve të njohura, Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19. Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza si gjyqtar kryesor, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa si gjyqtarë ndihmues dhe Patrick Schwengers nga Gjermania si gjyqtar i katërt, do të bëjnë ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është mjaft interesante për faktin se do të jetë përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në 1/8 e finales.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet si kjo dëshmojnë rritjen e besueshmërisë dhe të nivelit të ndarjes së drejtësisë në futbollin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024