Moti gjatë kësaj jave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, porse ndryshime do të ketë nga dita e enjte.

Sipas institutit, sot (e hënë) do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

“E martë – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale . Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe  në vende me lartësi parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. E enjte - Mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius. E premte - Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën  deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Vikendi parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024