​Ngjarjet e datës 11 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konsorciumi i organizatave i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbajnë konferencën “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel institucional” (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00 – 14:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Prishtinë, ora 9:30)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e ngrohtores solare në Prishtinë në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos. Marrin pjesë ministri i Financave Hekuran Murati,  ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde, drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko, shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani. (Objekti i Qeverisë, Salla P-38, ora 10:30)  

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”  lansojnë Planin e veprimit për barazi gjinore 2023 të Universitetit të Prishtinës. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Rektorati, salla e Senatit, UP “Hasan Prishtina”, Prishtinë, ora 10:00-11:30)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Institutin për Politika Zhvillimore INDEP, do të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”. (SHFMU “Zahir Pajaziti” Orllan, Podujevë, ora 10:40)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024