Trepça fiton në 10 minutat e fundit ndaj Proton Cable Prizrenit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Basketbollistët e Trepçës shënuan sonte fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 104:76 (22:17, 20:21, 22:25, 40:13).

Takimi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ndërsa ishte i vlefshëm për javën e 12-të të Prince Caffe Superligës.

Në radhët e vendësve u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime, Darnell Edge 24 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Kapiti 16 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët Arti Hajdari me 25 pikë e katër kërcime.

Trepça renditet në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni numëron katër fitore e tetë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024