Kryediplomatja Gërvalla e ministri Peci takuan komunitetin shqiptar në Belgjikë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të takimeve të rregullta me mërgatën, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci takuan sot komunitetin shqiptar në Tongeren të Belgjikës.

Të dy ministrat paraqitën angazhimin e institucioneve kosovare në mbështetje të mërgatës në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor, si dhe fuqizimin e lidhjeve me Kosovën në njërën anë, dhe përfshirjen e potencialit të gjeneratave të ndryshme të mërgatës në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në vendin tonë.

Theks i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe hapjes së mundësive të mëdha të investimit që ofron Kosova, si dhe reformave administrative që po bëhen në lehtësimin e investimeve të diasporës në Kosovë.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tongeren falënderuan ministrat Gërvalla dhe Peci për vizitat dhe takimet me mërgatën shqiptare, dhe gatishmërinë për realizimin e projekteve të përbashkëta që fuqizojnë mërgatën tonë në botë, por edhe forcojnë lidhjet e tyre me Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024