Dy të ndaluar për tentim vrasje në Pejë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë ndaluar sot për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në rrugën Pejë-Rozhajë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për KosovaPress se gjatë ditës lidhur me rastin janë ndaluar dy persona, njëri prej të cilëve është i mitur.

“Dy persona me urdhër të prokurorit janë ndaluar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i mitur për 24 orë”, ka thënë Nikçi.

Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë vetura e tij është goditur me plumba.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024