Të burgosurit shqiptarë, grevë urie në burgjet e Korfuzit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie, pasi kanë paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e kritereve të rrepta me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht.

Njëkohësisht, ata ngrenë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit mjekësor dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident. Një i burgosur, i cili foli me telefon për mediat shqiptare, kërkoi ndërhyrjen e ambasadës shqiptare pranë autoriteteve greke për të plotësuar kërkesat e tyre.

Burime nga Administrata e Burgut të Korfuzit theksuan për mediat greke, se lirimi me kusht ose licencat e burgut miratohen nga Këshilli i Burgjeve i kryesuar nga një prokuror dhe vendimet nuk lidhen vetëm me kriterin kohor, por marrin parasysh shumë parametra të personalizuar.

Sa i përket kërkesave për personel, të njëjtat burime nënvizuan se është bërë një shpallje si për punonjësit socialë ashtu edhe për infermierët, pozicione që pritet të plotësohen në muajt në vijim, ndërsa sa i përket mbulimit mjekësor, megjithëse ka njoftim, ende nuk është shfaqur interes për pozicionet në fjalë.

Megjithatë, nevojat mbulohen me turne nga mjekët, dy deri në tre herë në javë në klinikën e Burgut. Greva e urisë filloi të enjten, duke vijuar kështu prej disa ditësh. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024