Kurti: Do të vazhdojmë të mbrojmë drejtat e të gjithëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur të drejtat e gjithëve pa përjashtim dhe diskriminim.

Ai në një postim në rrjetin social X ka thënë se vendi do të vazhdojë promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Dita e të Drejtave të Njeriut 2023”, ka shkruar ai.

10 dhjetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror të përpiqet që me anë të mësimit dhe edukimit të ndihmojë në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive.

Aksioni i YiHR “Gjuha e urrejtjes ta hekë copë”, kërkohet luftimi i gjuhës së urrejtjes - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024