Prishtina binjakëzohet me qytetin Cospicua të Maltës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka nënshkruar sot marrëveshjen e binjakëzimit të kësaj komune me qytetin Cospicua të Maltës.

Rama në një postim në Facebook ka bërë të ditur se marrëveshja u nënshkrua me kryetarin e qytetit maltez, Marco Emanuel Agius, dhe ajo ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në kulturë, edukim, shkencë dhe kërkim.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë”, ka thënë Rama.

Ai njëherësh ka ftuar kryetarin e Cospicuas për vizitë në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024