Haxhiu: Beteja për luftimin e dhunës në bazë gjinore është e përhershme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një mesazh në përmbyllje të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ka thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë luftimin e dhunës në bazë gjinore, në mënyrë që të gjitha gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta në shoqërinë tonë.

Ajo ka shprehur shqetësimin me rastet e dhunës dhe femicidit, luftën kundër të cilave institucionet do ta vazhdojnë edhe më fuqishëm në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit të vajzave dhe grave.

Haxhiu ka thënë se me përkushtim institucional do ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë dhe më të sigurt për çdo grua dhe vajzë, dhe se beteja për luftimin e dhunës do të jetë permanente.

Ndryshe, gjatë fushatës globale “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar mbi 80 aktivitete në gjithë vendin. Gjatë fushatës është realizuar edhe masa ekonomike për punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe programi i parë për rehabilitimin e dhunuesve.

Dhuna në familje alarmante, 1883 viktima për 6 muaj - KosovaPress

Kuvendi miratoi projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje - KosovaPress

Dhuna ndaj 3 vjeçarit, Nagavci: Inspektorët janë aty dhe pres të merren masa - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024