Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë
Tema
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe atij të Shqipërisë (KOKSH), po synohet që të bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka thënë për KosovaPress, se do të jetë sporti ai që do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Ndërsa, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka vlerësuar lartë mënyrën e bashkëpunimit në mes të dy shtëpive të sportit nga Kosova dhe Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe ndërmjet federatave sportive të të dy vendeve, për të arritur rezultate të mira mbarëkombëtare në sport.

Ylli gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, do të punojnë që në garat sportive në të ardhmen e afër të nxjerrin edhe kampionë të përbashkët.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë organizuar disa gara të përbashkëta sportive si në futboll, basketboll, motoçklizëm dhe gara të tjera në nivel të turneve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024