Moti sot në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 – 4 gradë Celsius.

Sipas ecurive sinoptike, deri në javën e tretë të muajit parashihet të ketë temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas javës së dytë, kur fillon stina e dimrit, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në aspektin e rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024