Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme merr përkrahjen e Aleancës për Luginën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” ka mbajtur sonte një takim me grupimin më të ri politik, Aleanca për Luginën.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, njëherësh udhëheqësi i kësaj liste, Shaip Kamberi ka thënë se janë bashkuar me Aleancën për Luginën për të vazhduar betejën politike në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 17 dhjetor.

“Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme, dakordimi për të vazhduar betejën dhe koordinimi me kryeqendrat shqiptare ka marrë përkrahjen e Aleancës”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Aleancën për Luginën jemi bërë bashkë që të vazhdojmë betejën politike për liri e barazi. Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme, dakordimi për të vazhduar betejën dhe koordinimi me kryeqendrat shqiptare ka marrë përkrahjen e Aleancës.

Sonte, me strukturat e tyre bashkëbiseduam për nevojën e mobilizimit dhe pjesmarrjes masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Takimi i sontëm konfirmon një angazhim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të Aleancës.

Për të fituar të drejtën e përfaqësimit e për të vazhduar përfaqësimin zëshëm na duhet përkrahje e çdo qytetari shqiptar të Luginës.

Numri 13 është numri jonë i përbashkët.

Të votojmë e të rrethohet nga çdo shqiptar!

Kamberi takon Kurtin: Shqiptarët e Luginës s’guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024