Ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtarët e KFOR-it dhuruan sot vullnetarisht gjak në kampin Film City për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga misioni paqeruajtës KFOR në Kosovë përmes një postimi në Facebook.

“Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e anëtarëve të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024