Aston Villa e mposht edhe Arsenalin
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Aston Villas dhe Arsenalit, ku vendasit ia kanë shkaktuar “Topçinjve” humbjen e dytë të sezonit në Premier Ligë.

Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park”, Aston Villa e ka mposhtur Arsenalin 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi John McGinn, i cili vulosi gjithçka në këtë ndeshje në minutën e 7’.

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e tretë në tabelë, krahas Arsenalit që renditet i dyti me 36 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024