Abdixhiku: LDK në fund të javës me qëndrim zyrtar për draftin e Asociacionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për partinë që drejton draft statuti për Asociacioni, është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit, megjithatë theksoi se kryesia e partisë në fund të javës do të dal me qëndrim zyrtar për draftin e dorëzuar nga emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Abdixhiku pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të LDK-së, me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Sipas tij, në mbledhjen që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, janë pajtuar që të kenë prezencë në terren në diskutime në gjithë Kosovën. Ai ka komentuar edhe paralajmërim e presidentes Osmani për takim me opozitën për të diskutuar draft-statutin e asociacionit, tha se do të marrë pjesë edhe pse ende nuk ka marrë ftesë të tillë.

“Natyrisht se po, por këto qëndrime që po i bëj publike, do t’i bëj edhe në atë takim, pra për LDK-në, ndonëse është ende lexim i imi si kryetar i partisë, ne do të presim kryesinë për të marrë qëndrimin përfundimtar por për LDK-në draft statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit. ..ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite“, tha ai, derisa shtoi se duhet kosto e madhe e vendit derisa të vije në pozicionin që ata e thonë vazhdimisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024