Tre të vdekur pas zjarrit në spitalin Tivoli afër Romës
Bota
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetin Tivoli, afër Romës, të premten vonë.

Rreth 200 pacientë duhej të evakuoheshin nga spitali. Ata u dërguan fillimisht në një palestër në qytet dhe 69 u transferuan më pas në spitale të tjera në Romë. Zjarri mund të ketë nisur nga mbeturinat, thanë burimet të shtunën.

“Gjithçka që mund të shihje ishte tym dhe rryma ishte fikur”, tha 39-vjeçari Paolo Gabrielli, një nga të mbijetuarit.

“Kemi arritur të shpëtojmë falë dritave të urgjencës. Ishin momente paniku”, shtoi ai.

Prokurorët e Tivolit kanë hapur një hetim penal dhe kanë urdhëruar autopsinë e trupave të viktimave.

Brigada e zjarrfikësve po përpiqet të zbulojë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë shkoi keq me sistemin e parandalimit të zjarrit. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024