Protestojnë policët për kushtet e punës dhe mirëqenie
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe policë nga sektorët tjerë, kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre të cilat nuk janë plotësuar deri më sot.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shprehur pakënaqësitë për shtesat e rrezikshmërisë, pagat jo të mjaftueshme, veshmbathjet jo të duhura, dhe përkujdesja për mirëqenien e familjarëve të policisë.

Kryetari i sindikatës së policisë së Kosovës, Imer Zeqiri derisa ka listuar pakënaqësitë e Policisë së Kosovës, tha se këto kërkesa janë me prioritet dhe duan trajtim në një afat kohor sa më të shpejtë.

Ai tha se presin që Qeveria e Kosovës t'i ftoje në takim për diskutimin e këtyre kërkesave për të gjetur një zgjidhje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024