Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, lëndohen 6 persona
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një 11-vjeçare, kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti sonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Automjeti me drejtues 67-vjeçari V. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues 39-vjeçarin A. A.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtetasi V. Ç. dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024