Ancelotti do të ecte në këmbë deri në Arabinë Saudite për 500 milionë euro
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti ka habitur me përgjigjen e tij, kur mediat e pyetën nëse do të shkonte në Arabinë Saudite për një shumë të majme parash.

Pyetja ishte nëse Ancelotti do të shkonte në Arabinë Saudite për 500 milionë euro, ndërsa trajneri i Real Madridit tha se për atë shumë parash ai do të ecte në këmbë deri atje, raporton KosovaPress.

“Nëse unë do të shkoja për 500 milionë euro në Arabinë Saudite? Shikoni, unë as nuk do të rezervoja fluturimin (me aeroplan). Unë do të ecja me këmbët e mija për të shkuar atje”, tha Ancelotti.

“Jo, po bëj shaka. Nuk më duhen paratë. Bota me të vërtetë po ndryshon dhe ne do të vazhdojmë të ndryshojmë”, shtoi më tej trajneri i Realit.

Si duket Ancelotti ka bërë vetëm shaka, por ka spekulime që e lidhin teknikun italian seriozisht me stolin e Kombëtares së Brazilit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024